Llabani: Meta hetohet për dy akuza, të rëndësishme dokumentet nga ILDKPI (VIDEO)

Llabani: Meta hetohet për dy akuza, të rëndësishme dokumentet nga ILDKPI (VIDEO)

Gazetarja e MCN TV Anduena Llabani, duke folur lidhur me hetimet që ka nisur SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se ai po hetohet për dy akuza, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe korrupsion pasiv.

Llabani thotë se fakti që SPAK është vënë në lëvizje, tregon që jo vetëm është regjistruar një hetim penal, por ka edhe akuza konkrete për ish-Presidentin.

Ajo shton se pritet që një volum dokumentesh të mbërrijnë në SPAK nga institucione të ndryshme, ku më të rëndësishmet janë ato nga ILDKPI.

Do hetohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe korrupsion pasiv në një lobing në SHBA, që parashikojnë nga 7 në 15 vite burgim. Bëhet fjalë për një sërë dokumentesh që SPAK i ka mbledhur nga agjencitë ligjzbatuese. Meta do hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave. Në kallëzimin penal të Valterit thuhet që Meta dhe bashkëshortja e tij kanë konsumuar 8 vepra penale. Në kallëzim thuhet që Meta dhe LSI kanë lidhur kontrata lobimi në SHBA, në vitin 2017-ën, me vlerë 700 mijë dollarë, duke fshehur shpenzimet. Fakti që SPAK është vënë në lëvizje, tregon që SPAK jo vetëm e ka regjistruar hetimin penal, por ka ngritur edhe akuza konkrete. Flitet për një volum dokumentacionet që pritet të mbërrijnë nga institucionet, ku më të rëndësishmet janë ato që do vijnë nga ILDKPI”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy