
Vijojnë protestat në Francë, këtë herë nga punonjësit e policisë. Këta të fundit kanë emërtuar lëvizjen e tyre me "xhaketat blu", teksa kanë paralajmëruar se do të protestojnë për të treguar pakënaqësinë tyre ndaj qeverisë dhe presidentit Macron.
Dy sindikata të policisë franceze u kanë bërë apel oficerëve t'u bashkohen protestave për kushte më të mira pune dhe rritje të pagave. Policia franceze ka denoncuar në mënyrë të përsëritur për lodhjen dhe zhgënjimin për një kohë të gjatë, duke nënvizuar se protesta e jelekëve të verdhë, e cila ka zgjatur për më shumë se 5 javë, i ka përkeqësuar kushtet e punës tyre.
Në njoftimin e tyre, ata paralajmërojnë për ‘një ditë të zezë’ ndërsa u kanë kërkuar oficerëve të policisë të fikin mjetet e tyre për të mos ofruar asnjë shërbim.
Në Tuiter dhe Facebook, bashkimi u ka bërë thirrje oficerëve të bashkohen me të ashtuquajturin "aktin 1" të protestave të policisë, duke përdorur emrin e demonstratave të jelekëve të verdhë. Aleanca ka shprehur zemërimin e saj ndaj buxhetit të ardhshëm, sipas të cilit mendohet se kushtet për forcat e policisë do të përkeqësohen.
Të martën, qeveria franceze bëri me dije se forcat e policisë do të shpërbleheshin me 300 euro në kuadër të shërbimit të tyre gjatë demonstratave të javëve të fundit, masë e cila është konsideruar e pamjaftueshme.
Në fakt, sinjalet e para të një proteste të tilla u dhanë që në fillim të lëvizjes së jelekëve të verdhë, kur shumë punonjës poolicie iu bashkuan demostratave.



