Si vishen politikanët? Përnaska: Hyrja në parlament, si një sfilatë. Përmes veshjes, gjykojmë kush i jep rendësi statusit dhe kush jo

Si vishen politikanët? Përnaska: Hyrja në parlament, si një sfilatë. Përmes veshjes, gjykojmë kush i jep rendësi statusit dhe kush jo

Veshja shpesh është një pasqyrë e respektit për veten dhe për institucionin që një individ përfaqëson. Këtë fakt thekson politikania shqiptare, Lajla Përnaska, e ftuar në "MCN Informacion", e cila pohon  evoluimin e stilit të veshjes së politikanëve në Shqipëri, gjatë dekadave të fundit.

Përnaska shpjegon se veshja e politikanëve ka ndryshuar në përputhje me rrethanat sociale, ekonomike dhe kulturore që ka kaluar shoqëria shqiptare, si dhe me zhvillimet në politikë.

Çështja e veshjeve në Shqipëri ka evoluar shumë sepse po të marrim tre dekadat e fundit për vet rrethanat socialo-ekonomike, kulturore që ka kaluar kjo shoqëri në tërësi dhe politika në veçanti, shumë gjëra kanë evoluar dhe ka në ndryshim në vazhdimësi.

Patjetër qe edhe një pjesë e politikanëve, qoftë burra qoftë gra, e kanë në vëmendje paraqitjen e jashtme, jo vetëm për politikën por në përgjithësi çdo individ qe merr në përgjegjësi një institucion publik dhe është shume herë më i ekspozuar sesa në rrethana të tjera duhet të jetë në vëmendje paraqitja.

Sepse, ti përmes paraqitjes së veshjes përcjell mesazhe dhe nga ana tjetër jeta institucionale dhe autoriteti institucional është një çështje për mua, edhe çështje protokolli, etike dhe çështje respekti në raport më detyrën që merr dhe në raport me detyrën që merr.

Përnaska sjell shembullin e ‘sfilatës’ që ndodh para hyrjes në seancën parlamentare, ku ajo vëren se disa politikanë, sidomos gra, e kanë shndërruar këtë moment në një ngjarje të tillë, ku mund të vërehet qartë kush e ka seriozisht respektin për institucionin dhe kush jo.

Ajo shpreh shqetësimin se disa nga politikanet ende nuk e kuptojnë rëndësinë e veshjes dhe sjelljes përpara institucioneve të tilla, duke theksuar se ky është një fushë ku ka ende shumë për të punuar.

Mjaft zonja janë akoma larg asaj që lidhet me rolin dhe detyrën që ato kanë marrë.

Është bërë shembull dita që kur ka seanca parlamentare shkojnë dhe xhirohen tërë parlamentare tanë, është bërë si një lloj sfilite ajo hyrja për në sallën e Kuvendit.

Dhe aty si konstaton lehtazi se kush është vërtetë për nga paraqitja në respekt të institucionit dhe kush jo.

Dhe fakti që vazhdimisht ka zonja që nuk arrijnë të kuptojnë ndoshta këtë lloj respekti ndaj këtij institucioni tregon që kemi akoma shumë punë për të bërë sepse një pjese e detyrës tënde me atë status që ke marrë përsipër, të bësh edhe veshjen dhe mënyrën e sjelljes në respekt të institucionit dhe te rregullave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy