Studentët i rikthehen protestës, hedhin tymuese dhe thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit/ Reagon Ministrja e arsimit(VIDEO)

Studentët i rikthehen protestës, hedhin tymuese dhe thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit/ Reagon Ministrja e arsimit(VIDEO)

Ashtu siç ishte parashikuar sot ka nisur protesta e studentëve, të cilët ndryshe nga herët e tjera kanë përdorur tymuese dhe kanë thyer madje dhe disa nga xhamat e godinës së Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë kërkuar përmes thirrjeve që qeveria të mbajë premtimet e saj të dhëna pas protestave masive në dhjetorin e vitit të kaluar.

Studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë vetëm 5 prej tyre, për të cilat thanë se janë të panegociueshme.

1-Rëzimi i ligjit të arsimit të lartë

2-Arsim cilësor për të gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetje financiare për të dyja ciklet e studimit

3-Rankimi i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore

4-Rritja e peshës së përfaqësimit në IAL

6-Autonomi reale e IAL-ve dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare

 Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, studentët nisën protestat masive para ministrisë, që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komentuar lidhur me atë çfarë ndodhi paradien e sotme në protestën e studentëve që u zhvillua poshtë zyrës së saj.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Shahini e cilëson protestën e studentëve si një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

“Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike”, thuhet në reagimin e ministres Shahini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy