
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fushën e Spitenit ndodhen prej ditësh nën ujë, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët, të cilët kanë dalë në protestë. Sipas fermerëve, kjo është hera e tretë në 40 ditë dhe tokat e tyre nuk i përmbyt shiu, por neglizhenca e institucioneve vendore.



