Raportohet për të shtëna me armë në Elbasan, policia shoqëron disa persona

Raportohet për të shtëna me armë në Elbasan, policia shoqëron disa persona

Një konflikt ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri është raportuar mbrëmjen e djeshme në një lagje të Elbasanit. 

 

Banorë të zonës njoftuan policinë pasi pretendojnë se kanë dëgjuar krisma që vinin nga një banesë, çka ka ngritur dyshime për përdorim arme. 

 

Forcat policore shkuan menjëherë në vendngjarje, ku kryen verifikimet e para, megjithëse nuk janë gjetur ende gëzhoja apo prova materiale që ta konfirmojnë ngjarjen. 

 

Dëshmitarë okularë deklaruan se kanë parë përplasje fizike dhe kanë dëgjuar të shtëna gjatë debatit. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar nëse armë zjarri është përdorur realisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy