Rama paralajmëron nisjen e zbatimit të anti-KÇK: Keni 48 orë për të deklaruar pasuritë (VIDEO)

Rama paralajmëron nisjen e zbatimit të anti-KÇK: Keni 48 orë për të deklaruar pasuritë (VIDEO)

Kryeministri Rama u ka dhënë 48 orë kohë gjyqtarëve dhe prokurorëve të deklarojnë pasuritë e tyre. Gjatë një takimi në reapertin RENEA, Rama u shfaq i ashpër me gjykatës dhe prokurorë, që sipas tij, me vendimet e tyre janë bërë pjesë e botës së krimit.

Kreu i qeverisë solli rastin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila dha urdhrin për lirimin e Endrit Dokles, ish-kreun e bandës së Durrësit.

 “Rasti më i fundit ishte ai i një gjykatëseje pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër. Por vetëm me xhep. Që ka sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm e do duhet të vuajmë akoma. Pasi ka gjykatës dhe prokurorë që e dinë shumë mirë se s’kanë për ta kaluar vetingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë me moton; “kap ça të kapësh”. Dhe për ta kjo paketë ka një ilaç: Do përgjigjen. Në mos sot, nesër. Njësoj si sot, që erdhi koha të përgjigjen ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ për pasuritë e tyre, per shtëpite, bizneset, makinat, tokat”, tha ai.

Duke u ndalur në atë që vetë e ka cilësuar lufta anti-KÇK, një nismë që opozita e ka kritikuar duke u shprehur se i merr kompetencat SPAK-ut dhe BKH-së, Rama tha se do të jetë pikërisht SPAK-u ai që do të shqyrtojë formularët e pasurisë që gjykatës e prokurorë duhet ta deklarojnë brenda 48 orësh.

Nga nesër, një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe do u kërkohet brenda 48 orësh që të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre. Dhe pastaj formulari do të shkojë së pari te SPAK. Dhe nga SPAK, në gjykatë. Ata do duhet të vijnë para gjykatësit dhe do duhet të tregojnë se sa fort kanë punuar tokën. Sa ullinj dhe portokalle kanë mbledhur. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK-u”, tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se pasuri të vëna në shkelje të ligjit do të sekuestrohen, ndërsa ata që dalin “me njollë” nga ky skanim do ta kenë të pamundur të dalin nga vendi.  

Pastaj deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona juaj! Me pasuritë e tyre do të rrisim rrogat tuaja. Do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, do mbështesim Akademinë e Sigurisë. Paketa Anti-KÇK parashikon bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit. Parashikon bllokimin e lëvizjes jashtë njësisë administrative. Jo të nisen me autokolona me makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në planin e Himarës në mes të sezonit. Paketa parashikon mospjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy