Qeveria vendos rritje pagash për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Qeveria vendos rritje pagash për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka njoftuar sot rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se nga 1 korriku është rritur paga për mjekët dhe infermierët.

Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, ministrja u shpreh se paga rritet me 6 % dhe se përfitojnë 19 mijë punonjës të shëndetësisë.

Ndërkohë sot është vendosur po ashtu një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

Nga 1 korriku rriten 6% pagat për mjekët dhe infermierët. Kemi vendosur edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

Kjo hyn në fuqi menjëherë, nga ai i cili përfitojnë rreth 300 mjekë të cilët kanë përfunduar specializimin.

Rritja e pagave do të vijojë dhe synojmë që pagat për profesionistët e mjekësisë të rriten deri në 40%. Fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës.’

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, njoftoi rritjen me 6 % për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar.

Po ashtu, për herë të parë do të rritet edhe paga e punonjësve psikosociale. Ajo theksoi se do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuesve.

Për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar me miratimin e buxhetit për këtë vit.

Do të rriten 6% pagat e punonjësve të sistemit të arsimor parauniversitar. 36 mijë punonjës që do përfitojnë nga data 1 korrik.

Po rritet edhe paga e punëtorëve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë. Dua të theksoj që do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuesve. Me 10% shtesa e orës suplementare për mësuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy