Beteja e Tahirit me SPAK, “FactCheck” zbardh vendimin: Do kujdeset për fëmijët/ Haxhia: Kërkojmë pafajësi (VIDEO)

Beteja e Tahirit me SPAK, “FactCheck” zbardh vendimin: Do kujdeset për fëmijët/ Haxhia: Kërkojmë pafajësi (VIDEO)

Avokati Maks Haxhia deklaroi për emisionin “FactCheck” se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësinë dhe se për këtë janë kryer procedurat për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Haxhia tha se bashkëshortja e Tahirit është në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët dhe se vendimi i ditës së djeshme është i bazuar në ligj.

S’ dua të bëj komentin e deklarimit fajtor dhe dënimit të Sajmir Tahirit,  në cilësinë e ministrit të Brendshëm sepse lidhur me themelin për pafajësinë i jemi nënshtruar rrugës ligjore, atë të rekursit në Gjykatën e Lartë. Kemi parashtruar konkluzionet tona.

Tahiri është nga të vetmit politikanë që është ballafaquar drejtpërdrejt me drejtësinë duke filluar që nga parlamenti me Komisionin e Mandateve, dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, dha dorëheqjen si deputet dhe u vendos në dispozicion të drejtësisë. Në të gjitha seancat gjyqësore bëri mbrojtjen dinjitoze duke argumentuar se është një çmenduri të akuzosh ministrin e Brendshëm për një vepër të tillë penale ndërkohë që ministri i Brendshëm është funksion politik dhe vlerësohet apo dënohet nëpërmjet votës.

Kemi fituar imunitet me këtë Prokurori e cila në mënyrë jo serioze filloi këtë proces duke thënë që nuk kemi asnjë indicie nga brenda vendit, por vetëm nga materiale të ardhura nga drejtësia italiane.

Ky vendim është i bazuar në kërkesa strikte të ligjit të cilat po u vërtetuan nga Gjykata nuk ka më nevojë për komente, pasi evidentimi i tyre bën të merret vendimi. Nuk është vetëm ekspertiza. Kodi Penal, ka parashikuar 5 kritere dhe një ndër to është ‘pamundësia e bashkëshortes për t’u kujdesur për fëmijët’. Janë dhe 4 të tjerat, procesi zgjati 5 muaj, ku u verifikua në detaje çdo gjë me 3 ekspertë të fushës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy