Luftë kundër kanabisit, policia dhe forcat speciale "krehin" Shqipërinë nga toka dhe ajri

Luftë kundër kanabisit, policia dhe forcat speciale "krehin" Shqipërinë nga toka dhe ajri

Policia e Shtetit vijon për të dytën ditë radhazi aksionet e kontrollit nga ajri dhe nga toka në lidhje me kultivimin e kanabisit.

Në operacion janë angazhuar rreth 4200 forca policie si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia e Shtetit njofton se krahas angazhimit në këtë drejtim në zonat me risk, nga ana tjetër, është angazhuar edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për të “monitoruar kontrollin e ushtruar nga strukturat e Policisë së Shtetit”.

Sipas policise, FNSH po kontrollon zonat malore dhe zonat me risk.

Në shkallë vendi deri në këto momente u ushtruan 7396 kontrolle në total, nga këto:

5243 sera, 287 tunele, 678 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 289 ish reparte ushtarake, 326 banesa të pabanuara, dhe 315 objekte të ndryshme.

Janë ushtruar kontrolle në 258 stane bagëtish, pasi në disa prej tyre vitet e kaluara janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara.

Kontrollet janë zhvilluar e po zhvillohen në të gjitha ato zona ku përgjatë 10 viteve të kaluara janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë këtij operacioni u kontrolluan tunele, depo e magazina e terren i hapur që nuk u kontrolluan dot gjatë operacionit të parë masiv që u zhvillua javën që kaloi.

Po gjatë këtij operacioni u filmuan dhe fotografuan të gjitha burimet ujore, ujëmbledhësit natyrale e artificiale, e vende të tjera që shërbejnë për mbledhjen e ujit.

Në çdo Drejtori Vendore të Policisë funksionojnë grupe drejtimi që monitorojnë operacionin në të gjithë territorin që mbulojnë.

Në operacion monitorimi edhe SH.Ç.B.A, për të monitoruar kontrollin e ushtruar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy