SHBA do të rrisë financimin për reformat në Shqipëri, përfshirë atë në drejtësi. Marrëveshja e Qeverisë amerikane me atë shqiptare shton shumën e financimit të deritanishëm, të vënë në dispozicion në formë granti nga pala amerikane, me 6 353 265 USD, duke rritur kështu totalin e shumës së obliguar nga USAID-i deri tani nga 33 672 037 USD në 40 025 302 USD; po ashtu, shtimin e totalit të kontributit të USAID-it për periudhën 2013-2018 në 60 000 000 USD.
Marrëveshja që ka nisur në 30 shtator 2013, ka synim forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, palët do të zbatojnë projekte me interes të përbashkët, të cilat do të synojnë:
a) përmirësimin e mjedisit për të lejuar reforma politike dhe planifikuese në qeverisjen lokale, drejtësi, shëndetësi;
b) nxitjen e vëmendjes ndaj qytetarëve dhe transparencë në qeverisjen lokale, drejtësi, shëndetësi;
c) përmirësimin e performancës dhe menaxhimin e aftësive në qeverisjen lokale, drejtësi, shëndetësi;
ç) rritjen e mundësive të sektorit e privat për shqiptarët dhe kthimet nga vendet e eurozonës;
d) përmirësimin e kushteve për rritjen e sektorit privat;
dh) fuqizimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat. Ndryshimi i propozuar në marrëveshjen e ndihmës vjen si rezultat i akordimit nga pala amerikane të një fondi shtesë prej 6 353 265 USD-sh, duke e çuar shumën e vënë në dispozicion palës shqiptare deri në këtë moment në 40 025 302 USD.



