Manjani, letër homologut francez: Lironi Haradinajn, është shpallur dy herë i pafajshëm

Manjani, letër homologut francez: Lironi Haradinajn, është shpallur dy herë i pafajshëm

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean-Jacques Urvous, në lidhje me arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Manjani i rikujton homologut francez se Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga Gjykata e Hagës dhe i kërkon mospranimin e kërkesës për esktradim, të motivuar politikisht, të palës serbe.

Letra e Manjanit

Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se zt. Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje. Si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësoja i nderuar Koleg mospranimin nga ana juaj të kërkesave për ekstradim të motivuara politikisht nga shteti serb. Gjithashtu, do t’ju lutesha që shqetësimi ynë t’u përcillej autoriteteve gjyqësore franceze për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të zt. Haradinaj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy