Njeriu më i afërt me Aleksandar Vulin, Marko Knezheviç, është arrestuar dje nga policia e Kosovës.
Ai është prangosur në Leposaviç i dyshuar për veprat penale “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ky person ka dy identitete, një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, ka thënë Elshani për “KoSSev”.



