Zëvendësimi i kreut të grupit parlamentar të PD/ Meksi: Pakica përjashton shumicën, një absurditet i madh! (VIDEO)

Zëvendësimi i kreut të grupit parlamentar të PD/ Meksi: Pakica përjashton shumicën, një absurditet i madh! (VIDEO)

Avokati Redon Meksi debatoi në MCN Live mbi zhvillimet e fundit në PD me avokatin Besart Logu. Lidhur me shkarkimin e kreut të grupit parlamentar Meksi theksoi se është shkelur Rregulloreja e Kuvendit, që qëndron mbi statutin e një partie politike. Meksi po ashtu vuri në dukje se është një absurditet i madh që pakica të përjashtojë shumicën. 

Meksi pyet Logun: "Si e ndryshuat kryetarin e grupit parlamentar?! Sipas Rregullores së Kuvendit që qëndron mbi statutin tuaj, thotë që vetëorganizohet".

Ai shton se: "S’është çështje interpretimi, është ligj. Ti me 10 deputetë vendos kryetarin e 53-ve?!"

"Neni 16 i Rregullores parashikon qartë që zgjedhjet i mban grupi parlamentar. Grupi parlamentar janë ata që kanë dalë nga ajo sigël partie. Partia i ka zgjedhur këta kandidatë për deputetë. Këtu ka një problem thelbësor, këtu janë dy parti, që për mua s’do bashkohen kurrë....Kemi dy parti që s’njohin demokracinë. Diferenca është që njëra ka anëtarësi, tjetra nuk ka. Ajo e Berishës ka anëtarësi, tjetra nuk ka. 
Këto 25 mijë përjashtokan 50 mijë anëtarë. Pakica përjashton shumicën! Një absurditet që s’ka njeri në botë që ta kuptojë.   
Opozita sot s’është sot as Berisha, as Basha, të dy këta kanë ‘vdekur’ politikisht, nuk do bëhen dot kurrë kryeministër. Problemi është si të organizohemi që këta dy persona, apo pak persona sipër të mos mbajnë peng opozitarizmin për të gjithë shqiptarët, se do ikin do pakësohet Shqipëria
”, tha Meksi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy