Detaje të reja janë zuluar nga ekzekutimi i Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se grupi hetimor dyshin se grupi që ka organizuara vrasjen ka pasur informatorë në ambientet e brendshëm të aeroportit të Rinasit dhe jashtë vendit.
Grupi hetimor dyshon se ka pasur informatorë në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit. Madje dyshohet se ka pasur informatorë dhe jashtë vendit për të parë lëvizjet e dy personave. Janë mbajtur nën mbikëqyrje dhe më pas është lajmëruar dhe grupi i atentatorëve. Sipas burimeve ata kanë qëndruar minimalisht 10 minuta në rrethrrotullimin ku kishin planifikuar të kryenin atentatin me plumba.



