Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik në jugun e vendit. Tërmeti mësohet se ka rënë rreth orës 04:22 minuta me orën lokale, rreth 19 km larg qytetit të Gjirokastër. Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë prej 2.9 ballë, është regjistruar rreth 2 km në thellësi të tokës. Tërmeti është ndjerë edhe në Sarandë dhe zona të tjera përreth, por nuk ka shkaktuar dëme.



