Gazetari Andon Kello në një raportim live me studion e lajmeve në ‘MCN’ ka komentuar për situatën e ndodhur pasditen e kësaj të hëne sa i përket se seancës së sotme plenare e cila zgjati vetëm 15 minuta.
Ai tha se ishte një situatë e pazakontë parlamentare pasi seanca e sotme nisi pa praninë e opozitës, ndërsa theksoi se deputetët opozitarë dhe Berisha i izoluar kishin paralajmëruar një protestë në orën 17:00 para parlamentit.
Deputetët si të përjashtuar dhe ata të pa përjashtuar kanë tentuar të hynë në seancën plenare duke u konfrontuar me gardën dhe pas disa përpjekjeve kanë mundur që të çajnë kordonin e gardës dhe të futen në sallën e parlamentit. Kur ka hyrë Noka dhe Bardhi ka qenë duke folur deputeti socialist Xhemal Qefalia. Deputetët e opozitës kanë çarë kordonin e gardës që kishte rrethuar edhe foltoren dhe kanë tentuar të godasin me sende kryeministrin Rama dhe kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla. Ishte një seancë pa axhendë e cila vinte pas javës së gjelbër. Seanca zgjati vetëm 15 minuta. Deputetë e grupit Bardhi dhe Rithemeli për herë të parë morën pjesë bashkë në një protestë që mbahej jashtë parlamentit ku mbajtën dhe fjalimet e tyre.
I pyetur lidhur me fjalimet që ata bënë cila ka qenë kërkesa e tyre kryesore dhe si do vijohet me aksionin opozitar, Kello tha se dy kanë qenë temat kryesore, fillimisht ata zyrtarizuan edhe bashkimin e grupit parlamentar dhe për aksionin jashtë parlamentit, ndërsa kanë kërkuar dhe vënien para përgjegjësisë të kryeministrit Rasma dhe Veliajt lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Fjalimet kanë nisur me Dashnor Sulën dhe kanë përfunduar me Flamur Nokën që kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës. Një tjetër çështje ishte drejtësia, ku kanë kërkuar vënien para përgjegjësisë të Ramës dhe Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Pas protestës para parlamentit, protesta është përqendruar poshtë banesës së Berishës i cili mban fjalime çdo natë ku ky i fundit ka paralajmëruar dhe një protestë kombëtare më 20 shkurt, e para për 2024.



