
Në përfundim të takimeve të zhvilluara paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, dhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se me të dy grupet u shpreh gatishmëria për të hedhur në tryezë emra konkret.
Duke folur për mediat Balla deklaroi se Mediu ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkret nga ana e opozitës.
Vazhdoj të shpresoj se nga ana e grupit parlamentar të PD të ketë vendimmarrje për të ardhur në tryezën e diskutimeve.
Gatishmëria jonë për të dhënë një President jo të PS por të gjithë shqiptarëve, do të vazhdojë, por kjo ka ca afate. Nuk duam të vrasim procesin. Tani nuk kemi më mundësi të shtyjmë afatet. Në 16 maj është raundi i parë i votimit, më pas i dyti. Afati i fundit i raundit të dytë është 23 maji, nuk dua të hyjmë në shumë detaje, janë biseda shumë të frytshme.
Me dy prej tre grupeve kemi vendosur piketa që do na çojë drejt një Presidenti konsensual. Kemi rënë dakord që dhe në ditët dhe orët në vijim të ulemi për emrin.
Nga ana e tij Mediu deklaroi se propozimet do të bëhen brenda opozitës, për të dalë me një kandidat të përbashkët, referuar këtu fraksioneve në PD.
Ai tha se siç po ecën procesi nuk beson që të ketë kandidat ditën e hënë.
Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte qe ne do të kemi një dakordësi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën.
Negociatat për Presidentin, Idrizi: Të kalojmë në emra konkret, jo zgjedhje e minutës së fundit



