Kriza Kosovë-Serbi, Bytyçi: BE-ja dhe Lajçak duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimet! Veriu është shfrytëzuar si 'El dorado' nga grupe kriminale

Kriza Kosovë-Serbi, Bytyçi: BE-ja dhe Lajçak duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimet! Veriu është shfrytëzuar si 'El dorado' nga grupe kriminale

Seb Bytyçi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se Miroslav Lajçak dhe BE-ja duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimet dhe krizën në Kosovë për shkak se kanë bërë presion të njëanshëm ndaj Kosovës, ndërkohë që një qasje ndryshe kanë pasur kundrejt Serbisë. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Bytyçi tha se kriza që ndodhi në veri të Kosovës ekspozoi Serbinë dhe disa grupe radikale që veprojnë atje dhe sjellja e tyre ishte e pamundur të mos vihej re nga ndërkombëtarët. "Në një farë forme është një pranim i përgjegjësisë në mënyrë të tërthortë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherëmë herët. Duhet që BE-ja si organizatë që merret me lehtësimin e dialogut dhe Lajcak duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Kemi parë qasje akomoduese ndaj Serbisë dhe presion të njëanshëm ndaj Kosovës dhe si rezultat i kësaj qasje kemi ardhur deri tek kjo krizë. Kemi parë kriza të ngjashme dhe më herët dhe BE-ja ka thënë që nuk dëshiron të merret me menaxhim të krizave, të shkojë nga kriza në krizë, por nëse nuk ka kriza BE-ja nuk është pro aktive mjaftueshëm për të shtyrë para procesin. Është e nevojshme që të mbahet përgjegjësi për këto dështime. Kriza që ndodhi ekspozoi Serbinë dhe ekspozoi disa grupe radikale që shfrytëzohen nga Serbia për të krijuar jo stabilitet dhe u bë e pamundur të mbyllen sytë për këto grupe në veri. Ata shkuan aq larg duke u trimëruar në reagimet kundër Kosovës, sa sulmuan KFOR-in, policinë dhe gazetarët. U bë e pamundur të mbyllen sytë. Grupe të tilla kanë potencial për të krijuar jo stabilitet. Qasja e Serbisë është të krijojë jo stabilitet kronik, jo luftime direkte, por përmes grupeve të tilla të krijojë jo stabilitet. Përmes kësaj bullizon Kosovën dhe shantazhin dhe Perëndimin për të nxjerrë koncensione. Nëse persona të tillë e shohin që veriu i Kosovës nuk është terren i përshtatshëm ku ata mund të veprojnë lirshëm, ky është lajm i mirë dhe mbetet të shihet nëse është e përkohshme apo diçka më permanente dhe kemi të bëjmë me një trend më të përgjithshme të atyre personave që largohen. Që nga pas lufte veriu i Kosovës është shfrytëzuar si “El dorado” kriminale nga grupe që kanë lidhje me shërbime sekrete të Serbisë dhe me vetë presidentin Vuçiç. Nëse për ato grupe veriu i Kosovës nuk është më një hapësirë e lirë e veprimi kjo është lajm i mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy