Viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për Jim Carrey-n.
Pas vetëvrajes së ish-të dashurës së tij, Cathriona White, familja e saj e bëri fajtor aktorin dhe ndaj tij nisi një proces gjyqësor. Aktori i njohur i filmave komikë i ka habitur të gjithë në ditën e Pashkëve, kur postoi në “Instagram” një foto të vetën.
Ai shfaqet me një lepur në dorë, ndërsa uron festën me një mesazh. Por ajo që bie më shumë në sy është pamja e tij: flokë më të gjatë se zakonisht dhe mjekër të gjatë.
“Gëzuar Pashkët apo çdo lloj arsyeje të keni për t’u ndier mirë”, shkruan ai, ndërsa shumica e ndjekësve shkruajnë se mezi njohën në foto yllin e “The Truman shoë”.



