Kryetari i shoqatës së minoritetit grek "Omonia", Leonidas Pappas ankohet tek mediat greke se flamuri grek në selinë e organizatës në Sarandë është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga ata që ai i quan “ekstremistë shqiptarë”.
Siç tregohet në fotografitë e botuara nga sajti Himara.gr, flamuri është ulur dhe është djegur. Pappas i cituar nga “Trubuna.gr”, thekson nuk e denoncoi rastin në Policinë Shqiptare sepse nuk ka kuptim, pasi në incidentet e mëparshme që kanë ndodhur, autoritetet kompetente nuk treguan ndjeshmërinë e duhur, siç duhet të jetë ndaj një shkeljeje të një simboli kombëtar. Nuk është e vështirë për autoritetet të gjejnë gjurmë të autorëve, shprehet Papas, pasi zyra është në një zonë tregtare ku pothuajse të gjitha dyqanet fqinje kanë kamera.



