Kina paralajmëron kundërmasa ndaj tarifave të Trumpit

Kina paralajmëron kundërmasa ndaj tarifave të Trumpit

Kina do t’u kundërpërgjigjet tarifave të SHBA-ve, nëse, siç paralajmëroi Trump një dy ditë më parë, ato do të rriten.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se nëse SHBA-ja zbaton tarifa të reja, ajo do të ndërmarrë "kundërmasat e nevojshme".

"Përshkallëzimi i fërkimit tregtar nuk është në interes të popujve të të dyja vendeve dhe popujve të botës", thuhet në një deklaratë të Ministrisë kineze të Tregtisë.

Kundërpërgjigjja kineze vjen pak ditë para një takimi që zyrtarët amerikanë dhe kinezë po përgatiten të mbajnë.

Trump tha të mërkurën se "zëvendëskryeministri (kinez) Liu He po vjen në SHBA për të bërë marrëveshje". "Do të shohim", shkroi Trump në Tuiter.

Dy ditë më parë, Trump i lëkundi tregjet globale duke kërcënuar se tarifat e vëna mbi eksportet e Kinës në SHBA do të arrijnë në 25% të premten, nga niveli aktual prej 10%. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy