
Ervis Meçi është këngëtari i ri në moshë po jo në vite përvojë në muzikë.
I pasionuar pas muzikës popullore dhe performancës me çifteli, Meçe për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu se si e nisi muzikën, fillimisht me të kënduarit ilahi.
Kam nisur që 7 vjeç të luaj në çifteli. Jam i pari nga familja që luaj dhe këndoj njëkohësisht. E kam nisur fillimisht në shkollë fillore më pas në festivale.
Isha në moshën 7-9 vjeç, kur e kam filluar të kënduarit ilahit, inspiruar nga Adem Ramadani, e kam pasur si pikë reference.
Njëherë me ilahi, pastaj me grupet muzikore dhe me orkestër.
Mbështetjen e kam pas nga mami, kurse fillimisht babi kur më shihte duke luajtur në çifteli më thoshte car lidhje ke ti me të, por më pas kur vazhdova me pas dhe u bind në talentin tim.
Përformancën e parë para publikut Ervisi e kishte në moshën 17 vjeç, ndërkohë që sot numëron 12 klipe dhe 10 të tjera janë në proces.
Në moshën 17 vjeç isha në një dasmën në Tetovë dhe aty dola për herë të para para publikut.
Më pas filluan kërkesat për dasma, evente, festivale. Poashtu kam kënduar edhe live ne FB dhe më ndiqnin diku deri në 5 mijë veta.
Sot numërojë 12 klipe të realizuara me këngë popullore dhe 10 të tjera janë në proces.



