
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të martën sanksione të reja kundër gjashtë personave, përfshirë dy kushërinjtë e Presidentit sirian Bashar al-Assad për rolin e tyre në prodhimin ose eksportin e Captagon, një amfetamine e rrezikshme, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Thesarit.
Në deklaratë nënvizohet se tregtia në Captagon vlerësohet të jetë një ndërmarrje miliarda dollarësh dhe sanksionet theksojnë rolin e trafikantëve libanezë të drogës dhe mbizotërimin e familjes Assad në trafikun e Captagonit, i cili ndihmon në financimin e qeverisë siriane.
Siria është bërë një lider global në prodhimin e Captagonit, pjesa më e madhe e të cilit trafikohet përmes Libanit.
Me aleatët tanë, ne do të mbajmë përgjegjës ata që mbështesin regjimin e Bashar al-Assad me të ardhura të paligjshme nga droga dhe mjete të tjera financiare që mundësojnë represionin e vazhdueshëm të regjimit ndaj popullit sirian.
Deklarata u bë nga Andrea M. Gacki, drejtor i zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja.



