Përmbytjet nga reshjet sezonale kanë prekur mbi 16 milionë njerëz në të gjithë Azinë Jugore. Në Nepal, raportohet për të paktën 500 të vdekur. Ndërkohë që autoritetet janë alarmin për mungesë ushqimesh dhe përhapje epidemish. Ndërkohë që Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se 409 persona kanë vdekur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që filluan të hënën në kryeqytetin e Sierra Leone, Freetoën. Varrimet për personat që kanë humbur jetën kanë filluar, ndërkaq rreth 600 persona të tjerë ende vazhdojnë të jenë të zhdukur. Njerëzit, po vazhdojnë që të kërkojnë për të mbijetuar, të cilët mund të jenë bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara.



