Gudar Beqiraj është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Beqiraj mori gjithësej 28 vota pro dhe 3 kundër.
Ai u rikthye në këtë post të cilin e ka mbajtur edhe më herët, gjatë viteve 2009-2014.
Ndërsa me 27 vota pro, si nënkryetar i Akademisë së Shkencave u zgjidh Myzafer Korkuti.
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë shoqëruar me një debat mes anëtarëve dhe Artan Fuga ka qenë një nga kundërshtarët e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur si farsë.
Kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar reformë ose nuk do të jepet asnjë lek nga buxheti i shtetit. Pas zgjedhjes së Beqirajt, Rama reagoi sërish duke konfirmuar se nuk do të ketë fonde për Akademinë e Shkencave.
"Meqë "Akademia" zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t'i shkojnë universitetit për kërkim shkencor", shkruan Rama.



