Mirela Bogdani është zgjedhur kryetarja e KLP-së.
Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhje me MCN Live se Bogdani është zgjedhur me shumicë votash.

Me dakordësi janë gjetur 10 vota për të zgjedhur në krye të KLP një zonjë si Mirela Bogdani e cila do të drejtojë institucionin deri në përfundim të mandatit. Balla qëndronte në krye edhe pse kishte mbaruar mandatin. Bogdani do të ketë një mandat për 3 vite. Ajo tha se nëpërmjet strategjisë dhe platformës së saj do duhet të rrisë besimin tek opinioni publik. Sipas saj drejtësia duhet të nisë tek kultura e qytetarëve, tek kultura e magjistratëve. Bogdani u zgjodh me shumicë votash, nga 11 anëtarë ajo mori 10 vota pasi Balla ende nuk është zëvendësuar. Pritet që parlamenti të miratojë anëtarët me mandat të përfunduar, përfshirë Bazajn, Seitin, dhe më pas të ripërtërihet ky institucion. KLP ka në strategjinë e saj verifikimin e kandidaturave që do të jenë për drejtues të prokurorëve.



