Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Ai u dërgua menjëherë me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve nga mjekët, gjendja e tij është stabël, por u nis me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ambasadori nuk kishte ndonjë takim zyrtar në qarkun e Korçës, por ndodhej në Voskopojë bashkë me bashkëshorten për të vizituar fshatin turistik.



