Aksioni antidrogë në Tiranë/ Alushi: 27 të arrestuar. Sekuestrohen 3.4 kilogramë kokainë, heroinë dhe ekstazi (VIDEO)

Aksioni antidrogë në Tiranë/ Alushi: 27 të arrestuar. Sekuestrohen 3.4 kilogramë kokainë, heroinë dhe ekstazi (VIDEO)

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Elton Alushi ka mbajtur sot një konference për media, përmes se cilës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar kundër lëndëve narkotike në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Sipas tij, si rezultat i punës u finalizua operacioni “Blic 34” dhe u ekzekutuan masat e sigurisë.

 'Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 dhe është dokumentuar shpërndarja e lëndëve narkotike', tha drejtori i policisë Tiranë Elton Alushi.

Aksioni është zhvilluar në disa zona në Tiranë dhe janë arrestuar 27 shpërndarës drogë, ndërsa vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë.

Shtetasit e arrestuar, shpërndanin lëndë narkotike edhe pranë ambienteve të shkollave.

Gjithashtu janë sekuestruar 3.4 kg kokainë, 12 kilogramë kanabis, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi. Gjithashtu janë sekuestruar 10 automjete, 8 armë zjarri, 6 armë gjahu si edhe tre armë sportive.

Fjala e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi

 Faleminderit për praninë tuaj sot në këtë konferencë. Jam këtu së bashku me Zvdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme si dhe me shefin e Seksionit të Narkotikëve për të bërë prezent rezultatin e një pune të mirëorganizuar, hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, të nisur prej fillimit të këtij viti për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 Në vijim të disa goditjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të këtij viti dhe si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar  “Blic 34”.

 Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë personale “Arrest me Burg”, urdhëruar nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me burg” si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

 Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

 Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg”  për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

 U bë ndalimi i shtetasve:

B. L., 28 vjeç, A. N., 27 vjeç, E. Gj., 20 vjeç, I. Gj., 37 vjeç, A. Th., 33 vjeç, A. K., 34 vjeç, B. M., 25 vjeç, A. K., 30 vjeç, A. L., 28 vjeç, E. H, 25 vjeç, M. U., 21 vjeç, K. Xh 30 vjeç, E. D., 21 vjeç, K. H ., 21 vjeç, A. F., 34 vjeç, E. A., 22 vjeç, F. T., 19 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, Gj(G). P., 47 vjeç, P. B., 26 vjeç, M. P., 25 vjeç, E. M., 21 vjeç, M. C, 25 vjeç, S. R , 24 vjeç, K. T. 27 vjeç dhe A. C., 21 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Po kështu në funksion të këtij procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht:

K. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç. 

 Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

* 500 doza ekstazi.

* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

* 26 telefona celular të markave të ndryshme.

* 10 automjete të markave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodi Penal. 

 Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë angazhuar maksimalisht për ta parandaluar dhe goditur këtë veprimtari kriminale që cënon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të rinjëve.

 Njëkohësisht, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë fokusuar në përmbushjen e prioritetit kryesor atë të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër përgjatë tre javëve të muajit shkurt janë sekuestruar 8 armë zjarri(7 pistoletë dhe një automatik model 56), 6 armë gjahu dhe 3 armë sportive .

 Gjithashtu, prioritare në punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë  është ndjekja në dinamikë të problematikave të adresuara dhe konflikteve me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre.

 Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë policinë, të denoncojnë çdo paligjshmëri duke ju garantuar reagim të menjëhershëm e profesional.

 Siguria është kontribut i të gjithëve, na besoni dhe bashkëpunoni akoma më shumë për të bërë më të mirën duke krijuar një ambient sa më të sigurt.

Emrat e të arrestuarve:

1. Bosian Lamaj, 

2. Alsid Nekaj

3. Edmond Gjinarari,

4. Irakel Gjini,

5. Armans Thanasaj,

6. Amarildo Kola,.

7. Bjorn Mazniku,

8. Armando Katroshi,

9. Aurel Lila

10. Erdi Hyka,

11. Mateo Uka,. 

12. Kleo Lika,

13. Erdi Dibra,

14. Klajdi Hysa,

15. Aldo Faja,

16. Erald Alikaj,

17. Fabjol Tahiri

18. Andi Grori,. 

19. Elvis Shehaj

20. Gjergj (Gkergk) Polena,

21. Panajot Brahimaj,

22. Marjo Pojaku

23. Euxhenjo Manushi

24. Sadik Rama,

25. Klejvis Taku

26. Mario Cerra ,

27. Arjel Cinaj

28. Klaudio Serjani

29. Ergis Noka

30. Drin Vjerdha

31. Kristofor Pandelejmoni

32. Myslym Balliu

33. Kristian Buci

34. Xhejson Mukaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy