
Ish-kryetari i PD i degës Gjirokastër, Dasho Aliko u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se pasi u njoftua për vandalizmin e zyrave telefonoi policinë, por kjo e fundit nuk u paraqit.
“Kam rënë dakord me mbështetësit e Bashës që të zhvillojnë mbledhje nëse duan ta përdorin zyrën. Kur isha rrugës për Lunxhëri më lajmërojnë që dikush po sulmonte me shqelma dyert e zyrës. Morën vesh që ne po shkonim dhe lanë në mes mbledhjen u larguan.
Roland Bejko dhe ca mbështetës së Bashës ishin aty. Nuk erdhi askush nga policia dhe pse morëm në telefon 129. Askush nuk na ka marrë në pyetje.”, u shpreh Aliko.



