Ambasadori grek në Brazil zhduket pa lënë gjurmë, policia nis kërkimet

Ambasadori grek në Brazil zhduket pa lënë gjurmë, policia nis kërkimet

Ambasadori grek në Brazil është zhdukur që prej dy ditësh raportojnë mediat atje dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ai është Kyriakos Amiridis, 59 vjeç dhe tashmë Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij. Nga ana tjetër, autoritetet greke nuk kanë dhënë detaje për lëvizjen e tij, çka vështirëson punën e policisë.

Por gazeta braziliane “Folha” ka folur me Ambasadën dhe ajo i ka konfirmuar se për çështjen është vënë në dijeni Ministria e Jashtme greke dhe ajo e Brendshme.

Një tjetër zyrtar ka thënë se ka folur me SMS me ambasadorin dhe ka marrë përgjigje, por nuk dihet nëse telefoni po përdoret nga vetë ambasadori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy