
Humbja e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, treguan fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës se ai nuk bën më për politikë, u shpreh sot pedagogia dhe demokratja Endira Bushati.
Në studion e “MCN live”, Bushati, tha se duke i referuar faktit se Basha numëron humbjen e gjashtë radhazi në zgjedhje, dhe thotë se nuk kam humbur ndonjëherë, atëherë kjo, sipas saj, duhet përkthyer në një një studim psikiatrik të vet Bashës.
Unë mendoj se realisht të gjithë, pavarësisht se kemi qenë koherent, kemi gabuar kur e kemi trajtuar politikisht, por mendoj me aq sa ka lexuar në psikologji, Basha ka shenja reale që po ti referohesh leksioneve psikiatrike, dëshmojnë për psikoza depresive, sepse një person që thotë s’kam humbur asnjë asnjë betejë në jetë, apo se Rama nga sot nuk është më kryeministër, etj, këtu më nuk flasim më politikisht, flasim për perceptim të realitetit rreth tij.
Ai është rast që duhet trajtuar në fushën përkatëse të psikiatrisë, por jo politike, s’ka lidhje më ai me politikën në asnjë aspekt, është kohë e shfrytëzuar kot, unë prandaj e ngre si pyetje për ekspertët e fushës, është rast për studim.



