Një pasagjer ka shkaktuar panik në aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta.
Në zonën e kontrollit të sigurisë të aeroportit, sipas Administratës së Sigurisë së Transportit të Atlantës, oficerët zbuluan se në një çantë kishte një armë zjarri, por sapo kjo u zbulua, pasagjeri u hodh sipër çantës së tij për ta marrë sërish.
Në këtë moment arma e zjarrit u shkrep aksidentalisht, duke plagosur 3 persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan CNN.
Zyrtarët e aeroportit Hartsfield-Jackson e quajtën incidentin një “të shtënë aksidentale”.
Më pas pasagjeri vrapoi me armën e zjarrit nga dalja e aeroportit duke mundur të zhduket nga vendi i ngjarjes.
Zyrtarët e identifikuan të dyshuarin si Kenny Wells 42-vjeçar dhe thanë se ata po e ndjekin.



