Kryeministri Edi Rama nga Finiqi, ku po shpërndan leje legalizimi, e nis fjalën e tij me batuta para qytetarëve ku ka dhe minoritet grek.
Ai i ka përshëndetur ata me humor në greqisht, “Si je? Kalla? Kalimera të gjithëve”, pohoi Rama me humor, duke shkaktuar dhe të qeshura mes të pranishmëve.
Por kreu i qeverisë Rama nuk haroi pa hedhur edhe nja dy thumba për kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen duke bërë lojëra fjalësh me të pranishmit në takim. Kreu i qeverisë i ka bërë disa pyetje banorëve se ku ishte Dule, ndërsa njëri prej të pranishmëve i thotë se ishte në gjumë.
Nga ana tjetër Rama pohoi se e njihte Dulen dhe se e kishte mik, ndërsa nuk kurseu as batutat për ‘jorgot’ dhe Athinën zyrtare.
“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë”, tha Rama.



