
Përgjimet nga aplikacioni "Signal" dhe dhjetëra thirrjet e zbardhura mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, rrëzojnë alibinë e saj se komunikimi kishte natyrë bashkëpunimi.
Gazetari Denis Dyrnjaja, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, thotë se përgjimet nxorën në pah llumin institucional që gatoi Ergys Agasi.
Sipas tij, skandali i përgjimeve në SHISH nxjerr në dritë një situatë të rëndë të degradimit institucional, ku drejtuesja e shërbimit sekret ishte tërësisht nën kontrollin e një personi privat si Ergys Agasi.
Është e vështirë të komentohet një rrethanë, një marrëdhënie kaq speciale e një institucioni dhe një tipi ordiner, që ka keqpërdorur funksionet për favore personale si Agasi.
Që të arrinim deri në pikën që shefja e SHISH-it arrin në gradën që do të paguanim ata që po na e bëjnë këtë, është niveli më i ulët i kategorizimit që mund t'i bëhet një personi.
Kjo tregon se përzgjedhja e këtij personi është një gafë fatale e jashtëzakonshme, me pasoja të rënda sepse ne dimë shumë pak nga e gjithë kjo mesele e madhe që ka ndodhur kur ajo informon Agasin.
Agasi e ka përdorur si një këpucë shefen e SHISH, ajo informonte për çdo gjë, e komandonte për çdo gjë, e inkurajonte që "do t'ia dalim" dhe e parandjen që "jemi keq", por është gati gati e nënshtruar totalisht nën këmbët e tij.
Sipas Dyrnjajës, Agasi përdorte lidhjet me drejtuese gra të disa institucioneve që përmes tyre të kontrollonte institucionet.
Ai ka përdorur sentimentin në marrëdhënie me të, por e ka bërë me disa drejtuese, gra, për t'i pasur ato me më shumë kontroll sepse përmes një marrëdhënieje të afërt me to, kontrollohen më kollaj njerëzit dhe institucionet. Hyseni është nënshtruar në këmbët e një njeriu të tillë.
Personalitet i dobët i kësaj gruaje.
Agasi po na zbardh pa dashjen e vet, po nxjerr në pah një llum institucional që e gatoi vetë ai.
Përpjekja e mazhorancës për ta kaluar situatën me argumentin se "institucionet dhe drejtësia po funksionojnë" konsiderohet e turpshme, sipas gazetarit.
Reagimi i mazhorancës i turpshëm, ç'do të thotë që 'funksionon demokracia'?
Këta duhet të dalin në një seancë të kërkojnë ndjesë të madhe, që ne u kapëm me një skandal shumë të madh.
Demokracia nuk funksionon duke e bërë shtetin ndërmarrje private. Si s'e pa askush këtë marrëdhënie, nuk paskemi pasur shërbim kurrë, ose i bie që i tërë shërbimi paska qenë në hyqmin e një njeriu që nuk ishte Vlora Hyseni, por Ergys Agasi, paska qenë shefi i SHISH-it.
I bie që Ergys Agasi të ketë qenë kreu i SHISH!.
Dyrnjaja rrëzon pretendimet se kryeministri nuk dinte gjë se çfarë gatuhej në SHISH, AKSHI apo institucione të tjera, duke e quajtur të pamundur që ai të mashtrohej në këtë nivel.
Ergys Agasi nuk mund ta gënjente kaq shumë kryeministrin. Sepse e dinë çfarë po gatuhet.
Rama nuk dinte çfarë po gatuhej, as te Kadastrat, as në AKSHI, as te SHISH, nuk i tha AKSHI asgjë këtij, nuk dyshoi asnjëherë ky?!.
Nuk mbulohet 'm**i me sh**ë'. Do ta them shumë qartë sepse kemi arritur në pikën, ku etika nuk ka më sens, këta duan që ta shpëlajnë erën e qelbët të mutit me shurrën që po na gatuajnë.
Kjo që ka ndodhur me Vlora Hysenin është Marre.
Sot Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen.



