Meteorologia Gjoni: Sot reshje të dobëta shiu, nga java tjetër dëborë në disa qarqe të vendit

Meteorologia Gjoni: Sot reshje të dobëta shiu, nga java tjetër dëborë në disa qarqe të vendit

Si do të jetë moti gjatë dy javëve në vijim? 

Meteorologia Anira Gjoni, për shikuesit e programit të mëngjesit, solli parashikimin zyrtar nga IGJEUM.

Sipas saj, ditën e sotme priten reshje të dobëta shiu, të cilat do të jenë lokale dhe jo problematike për nga sasia. 

Temperaturat sot dhe nesër do të shënojnë një rritje prej rreth 2 °C. Këto vlera do të mbeten relativisht të qëndrueshme edhe gjatë fundjavës. 

Ndërsa nga java e ardhshme parashikohet një ndryshim i dukshëm i kushteve atmosferike. 

Priten rënie e temperaturave, duke nisur nga mesi i javës së ardhshme.

Me uljen e temperaturave, nga e mërkura e javës tjetër priten reshje dëbore në zonat lindore dhe juglindore të territorit, të cilat mund të shtrihen deri në zonat malore përreth Tiranës, përfshirë edhe malin e Dajtit. 

IGJEUM parashikon se reshjet do të vijojnë të jenë të dobëta dhe të shpërndara, pa problematika të theksuara, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te rënia graduale e temperaturave në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy