Kulluri: Basha ka marrë peng PD, çdo lëvizje për ta larguar është legjitime (VIDEO)

Kulluri: Basha ka marrë peng PD, çdo lëvizje për ta larguar është legjitime (VIDEO)

Demokrati Edvin Kulluri në një lidhje skype në studion e lajmeve në “MCN Live” komentoi situatën politike në Partinë Demokratike për të cilën u shpreh se sa më shumë të thellohet kriza aq më e vështirë është të dilet.

Teksa u shpreh se nuk është ekspert bravash apo dyersh dhe se nuk mund të flas në emër të askujt ai tha se komisioni i rithemelimit e ka pasur mundësinë për të hyrë në seli dhe për të ushtruar detyrën e saj.

Ai tha se mosmarrëveshjet mes Bashës dhe Berishës duhet të zgjidhen në gjykatë dhe se Partisë Demokratike i duhet një statut dhe parti përfaqësuese kur të gjithë demokratët të gjejnë veten.

Hyrja në selinë e PD nuk mund të ndalohet sepse ata janë njerëz publik dhe kanë funksione në Partinë Demokratike. Kam përshtypjen se kjo po merret me nota teatri dhe nuk po lë shije të mirë. Kemi një kuvend me shumicë të delegatëve dhe një kuvend me pakicë që është ai i 18 dhjetorit. Besoj se shumica e demokratëve nuk kanë interes për persona që akuzojnë njeri-tjetrin. Basha nuk është ankuar asnjëherë kur njerëz të dyshimtë kanë qëndruar rreth tij. Të them që Basha është prift apo murgeshë nuk e them dot sepse këta që bëjnë si të virgjër mirë është të mos e bëjnë një gjë të tillë, thelbi i çështjes nuk është ky, PD ka një histori 30-vjeçare e cila ka pasur dy forma kryesore drejtimi: despotizmi nga Basha dhe patriarkizmi nga Berisha, prandaj sipas meje mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në gjykatë. Kam 5 vite që ulëras për një statut demokratik dhe një parti përfaqësuese kur demokratët të gjejnë veten.

Më tej i pyetur nëse është e domosdoshme thirrja e një proteste në datë 8, Kulluri u shpreh se Basha e ka marrë peng këtë parti me një grup personash, ndërsa shtoi se këto tubime nuk i sheh të nevojshme. Ai tha se e vetmja rrugë që mund ta çojë PD drejt bashkimit është vendosja e disa normave të sakta demokratike.

E kemi të qartë se Basha e ka marrë peng këtë parti me një grup personash. Këto tubime dua që të mos ndodhin që pasionet e demokratëve të derdhen në këtë mënyrë në selinë e PD sepse do bënim një figurë të keqe por në situata ekstreme ka dhe ndodhi ekstreme. Basha ka marrë peng PD. Të dyja palët kanë përgjegjësi për këtë krizë në PD. Vendosja e disa normave të sakta demokratike mund ta çonin drejt një bashkimi PD, Basha e ka shkelur statutin. Çdo lëvizje për të larguar Bashën është legjitime, por e ardhmja e PD nuk mund të vijë nga hipokrizia. Ata që e mbajtën bashën aty ata do e nxjerrin, për mua duhet të ishte larguar më herët.

Ndërsa lidhur me garën Berisha-Basha, Kulluri u shpreh se për aq kohë sa PD do kaloj nga Basha te Berisha, apo nga Berisha te Basha atëherë kjo punë ka marrë fund dhe se Partia demokratike do shkatërrohet përfundimisht.

Nëse ky proces kalon nga Basha te Berisha nga Berisha te Basha kjo punë ka marrë fund. Kjo nuk duhet të jetë një çështje Basha-Berisha sepse PD do të shkatërrohet përfundimisht sepse s’ka asnjë të ardhme fituese. Po nuk u shkëputëm nga individi të shkojmë  te institucionet kjo s’ka të ardhme. Nuk them të ikin ata të dy dhe të vijë unë se jam burrë më i mirë. Ajo që dua të them është se këtu duhet një garë dhe uroj që të dy zotërinjtë të jenë në një garë por të jesh i djathtë duhet të jesh i bindur në këto parime. Fati i protagonistëve nuk është aq i rëndësishëm sa e ardhmja e PD. Njerëz që nuk besojnë përditë te parimet e tyre nuk janë të besueshëm, demokratët këtë duhet ta kuptojnë mirë. Berisha ka marrë një angazhim për të punuar për një garë të ndershme dhe të hapur, Berisha kur e jep fjalën si rregull e mban dhe me aq sa fuqi ka besoj se në PD do hapet një garë serioze. Për mua do ishte shumë mirë që në garë të ishte, Basha, Berisha, Kadilli unë dhe kushdo që mendon, por Basha nuk ka çfarë të japë më për PD, ka 8 vjet që shkel statutin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy