Shumë linja ajrore njoftuan këtë të martë se po pezullojnë fluturimet e tyre për në Bejrut, ndërsa fronti i luftës në Gaza u zhvendos drejt Libanit me bombardimet kundër Hezbollahut që lanë më shumë se 550 të vdekur.
EgyptAir pezulloi fluturimet e saj të planifikuara për të martën për në Bejrut "derisa situata në Liban të stabilizohet" . Transportuesi shtetëror i Katarit, Qatar AirWays, pezulloi gjithashtu fluurimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Rafic Hariri i Bejrutit deri të martën.
Emirates dhe Flydubai anuluan linjat e tyre për në kryeqytetin libanez të martën dhe të mërkurën, ashtu si edhe Etihad Airëays dhe të gjitha kompanitë jordaneze.
Kompania libaneze Middle East Airlines vazhdon të operojë nga aeroporti i Bejrutit, por fluturimet e saj janë plot.
“Fluturimet tona janë të mbivendosura për shkak të anulimeve nga linjat e tjera ajrore ”, tha një burim, duke dashur të mbetet anonim.
Në Perëndim, Air france dhe filiali i saj me kosto të ulët Transavia kanë vendosur të pezullojnë fluturimet deri më 1 tetor.
Por lidhjet e Air France me Tel Avivin kanë rifilluar. Grupi gjerman Lufthansa i cili përfshin gjithashtu linjat ajrore Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines, ka pezulluar lidhjet me Bejrutin deri më 26 tetor dhe ato me Tel Avivin dhe Teheranin deri më 14 tetor.
Kompania amerikane Delta Air Lines ka pezulluar shërbimin e saj mes Nju Jorkut dhe Tel Avivit deri në fund të vitit.



