Identifikohet autori i aksidentit që i mori jetën policit të burgut të Fushë-Krujës

Identifikohet autori i aksidentit që i mori jetën policit të burgut të Fushë-Krujës

Zbardhet aksidenti që i mori jetën punonjësit të Burgut të Fushë-Krujës 4 ditë më parë. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorin, pasi ka gjetur të braktisur mjeti që i shkaktoi vdekjen 50-vjeçarit V.D. Autori i aksidentit me vdekje është A.P., 27 vjeç, banues në Krujë.  

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivat e Policisë Ishëm, pas një pune hetimore intensive dhe kërkimeve të pandërprera në terren kanë zbuluar ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë, ku mbeti i vdekur një Punonjës Policie i Burgut të Fushë-Krujës, shtetasi V.D. 50 vjeç. Në vijim të kërkimeve në një shtrirje të gjërë territoriale bëjmë me dije se në Shkafane, Ishëm është gjetur i braktisur mjeti që ka përplasur për vdekje shtetasin e mësipërm. Mjeti është tip BMW, seria 5 E60 , me targa AA 903 OV. Autori, i cili ka shkaktuar aksidentin është identifikuar nga uniformat blu dhe po punohet për kapjen e tij, konkretisht shtetasi A.P. 27 vjeç, banues në Krujë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy