Sekuestrimi i pasurive, Adriatik Llalla bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë

Sekuestrimi i pasurive, Adriatik Llalla bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit që riktheu pasuritë e tij në sekuestro.

Hetimet për ish-kryeprokurorin kanë nisur prej rreth dy vitesh. Llallës i është komunikuar pranverën e vitit të shkruar akuza për “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Akuza ka të bëjë me një shumë parash të padeklaruara në Gjermani, të përdorur për shkollimin e vajzës, shumë për të cilën Llalla thekson se e ka marrë borxh tek një mik. Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, por më pas u transferua në ish-prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Më datë 20 Gusht 2018 ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “sekuestro preventive” për pasuritë në emër të tij, që janë kryesisht toka në Durrës dhe Tiranë.

Vlera e pasurive të ish-kryeprokurorit ishte rreth 1 miliardë lekë. Adriatik Llalla i shpëtoi procesit të vetingut, pasi paraqiti dorëheqjen para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy