
Autoriteti Detar Danez ka raportuar një rrjedhje gazi pranë ishullit Bornholm në Detin Baltik, pranë gazsjellësit joaktiv rus Nord Stream 2, që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, i cili sipas autoriteteve gjermane ka pësuar një rënie të pashpjegueshme të presionit.
Ky lajm u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax duke shpjeguar se autoritetet këshilluan varkat të largoheshin nga zona.
Pas rrjedhjes së gazit në Detin Baltik, agjencia daneze e anijeve ndaloi lundrimin në zonë.
Rrjedhja e gazit, në juglindje të ishullit danez të Bornholm, është e rrezikshme për trafikun detar dhe lundrimi brenda një rrezeje prej pesë milje detare të vendndodhjes së raportuar është i ndaluar.



