Frika nga virusi i kafshëve, Austria mbyll kufirin me Hungarinë dhe Sllovakinë

Frika nga virusi i kafshëve, Austria mbyll kufirin me Hungarinë dhe Sllovakinë

Shteti austriak do të mbyllë disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të përhapjes së virusit këmbë-gojë. Masat për kontrollin e sëmundjes, përfshirë dezinfektimin, do të nisë të zbatohet nga 5 prilli dhe sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë dekreti do të jetë në fuqi deri më 20 maj.

Sëmundja, e cila nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit, më së shumti prek bagëtitë dhe kafshët e tjera dythundrake si derrat, delet dhe dhitë, duke shkaktuar ethe dhe flluska në gojë.

Sllovakia shpalli një situatë emergjente në fillim të javës pasi sëmundja u konstatua në tre ferma. Ndërkohë, përhapja e parë e sëmundjes jashtëzakonisht infektive në Hungari në 50 vjet e shtyu vendin të vendosë ushtarë dhe të zbatojë masa dezinfektuese të mërkurën në një zonë në kufi me Sllovakinë dhe Austrinë, me qëllimin për të kufizuar përhapjen e saj. Ky veprim vjen si masë parandaluese për të kufizuar shpërndarjen e sëmundjes, veçanërisht në distriktet kufitare austriake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy