Gjyshja 55-vjeçare e apasionuar pas palestrës: Kam ndier paragjykimet nga të tjerët, kohën e vlerësoj shumë

Gjyshja 55-vjeçare e apasionuar pas palestrës: Kam ndier paragjykimet nga të tjerët, kohën e vlerësoj shumë

Antonela Lena gjyshja nga Gjirokastra e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer eksperiencën e saj në jetë e të bërurit gjyshe në një moshë fare të re.

Ajo tha se është bërë gjyshe në moshën 40-vjecare dhe kjo i ka ardhur si e papritur por tregon se është e bekuar duke e konsideron ardhjen e mbesës në jetë si një mrekulli. Sipas saj, kujdesia për veten ka dhe paragjykimet e saj të cilat dhe ajo i ka ndjerë, por që për të kanë vlerë vetëm mendimet e njerëzve të saj të afërt.

Qëkur erdhi në jetë Niky unë isha 40 vjeçe, ngela u shtanga një moment sepse dhe lodrat e djalit tim si kisha mbledhur akoma, por ardhjen e asaj në jetë e konsiderova si një mrekulli dhe kështu e pamë ardhjen e Nikyt. E para që se besonte dot që ne ishim bërë gjyshër ishte vet Niky që na thërret gjithnjë në emër. Pra në fillim shtanga kur mendova unë do bëhem gjyshe, por është shumë bukur.

Më tej ajo rrëfeu dhe pasionin e saj për palestrën të cilën e ndjek rregullisht ndërsa thekson se kjo rutinë e ka bërë që të hajë dhe shëndetshëm.

Shkoj rregullisht në palestër, është mënyrë jetese për mua. Brezi im ka një gjë të mirë që jemi marrë gjithmonë me aktivitete fizik dhe kur nuk kishte palestër bëja vrap në palestër natën, ose një periudhë që im shoq nuk ishte mirë me shëndet unë dilja për vrap nëpër fshat ai më ndiqte me makinë nga pas. Dhe ai vetë është tip sportiv 3 ditë shkon në basket, por jo në palestër. Palestra më edukoi dhe për dietën dhe kjo të bëhet stil jetese, do të hash shëndetshëm, marr vitamina. Vajza dhe mbesa vijnë në palestër.

Gjyshe Antonela ka treguar dhe për paragjykimet në qytetet e vogla të cilat dhe ajo i ka ndjerë, por që për të nuk përbën asnjë problem.

Unë nuk më intereson shumë për njerëzit që nuk më njohin, ndërsa ata që më njohin mendimi i tyre më mërzit dhe e quaj vlerësim dhe e marrë parasysh. Një njeri me një paragjykim të tillë ndikon tek unë. Besimi dhe respekti është gjithcka për një marrëdhënie. Nëse mendon pozitivisht dhe mban njerëzit negativ larg nuk do ketë asnjë gjurmë viti. Unë këtë kam ndjekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy