Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin për shkarkimin e Elvis Roshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Në vendimin prej 11 faqesh, argumentohet se përse vendimi i KQZsë dhe ai i Këshillit të Ministrave për shkarkimin është kushtetues.
Në vendim mësohet gjithashtu se votimi kundër Roshit ka qenë 80. Sipas Kushtetutës, Presidenti Nishani ka tani 48 orë kohë të dekretuar datën e zgjedhjeve në Kavajë, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.



