Një paciente me Covid-19, mbyllet pavioni i Ortopedisë në spitalin e Lezhës

Një paciente me Covid-19, mbyllet pavioni i Ortopedisë në spitalin e Lezhës

Një paciente ka dalë pozitive në testin për koronavirus në pavionin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Lezhës, duke detyruar stafin mjekësor dhe atë sanitar të futet në karantinë, pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar.

Një situatë e ngjashme u raportua pak ditë më parë në Prokurorinë e Shkodrës dhe në Kadastrën e Korçës, ku punonjës të këtyre institucioneve rezultuan pas testeve të kryera pozitiv me Covid-19.  

Një oficeri i policisë gjyqësore në qytetin e Shkodrës rezultoi i prekur me Covid-19 dhe për këtë prokuroria ka dhënë urdhërin që të vetizolohen të gjithë prokurorët e qytetit më të madh verior.

Në të tilla kushte, Prefekti ka njoftuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Shkodër të marrin masa për vetëkarantimin deri me datë 30 mars 2020, ditë e hënë.

Edhe në qytetin e Korçës rezulton se i prekur është një nga punonjësit e Kadastrës.

Ai është është i vetëkarantinuar në shtëpi, pasi gjendja shëndetësore nuk është problematike. Sipas burimeve, ai ka pasur kontaktet me tre nga personat e prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.

Tek Kadastra në Korçë puna vijon vetëm online.

Shqipëria ka konfirmuar 23 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus, e ndërsa hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Kruja me një rast. Në total nga 1041 testet e realizuara që kur është konfirmuar pacienti zero, kanë rezultuar pozitiv 146 qytetarë, 6 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Teksa 17 janë shëruar, lufta bëhet më e vështirë për 3 pacientë të shtuar në Urgjencën Infektive të cilët janë të intubuar (frymëmarrje me anë të aparaturave) dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Korça ka njohur një përhapje të shpejtë të koronavirusit, duke shkuar në 11 qytetarë të infektuar dhe renditur kështu e treta në hartën e qyteteve më të prekura me koronavirus, pas Tiranës me 83 të prekur dhe Fierit me 14. Edhe në Lezhë, ditën e sotme janë konfirmuar 3 raste të reja brenda 24 orëve, 2 të tjera në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy