
Kostandin Foni, kreu i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë deklaroi për emisionin “Fol” se operatorët prej muajsh nuk kanë kanë marrë subvencionimin për shërbimin që i ofron një kategorie të qytetarëve, siç janë të verbërit, invalidët dhe studentët.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Foni tha se të gjithë operatorët janë të paqartë se çfarë do të ndodhë në muajin nëntor, pasi është ky afati në të cilin përfundon subvencionimi që qeveria jep për rritjen e çmimit të naftës.
Më tej, Foni tha se rreth 2 mijë punonjës të shërbimeve të transportit publik janë larguar nga vendi për kushte më të mira.
Siç e përmendi dhe kolegu Shoqata e TransportiT dhe operatorët Kanë bërë kërkesat e tyre, kërkesa që do i jepnin oksigjen këtij sektori dhe do i krijonin kushte më të mira Tiranës dhe janë të implementueshme dhe në vendet e rajonit. Me ligj është subvencioni i kategorive që përfitojnë udhëtimin falas, studentët me çmim të reduktuar, të verbrit, jetimët. Kjo kategori merr BILETë pa pagesë. Sot e kësaj ditë asnjë operator nuk ka marrë asnjë lek. Nuk janë subvencionuar për këtë kategori. Në mars karburanti pësoi rritje. Fondi prej 500 milionë leke u akordua për 3 muaj. Operatorët Që kanë dorëzuar dokumente kanë përfituar. Ka operatorë që nuk kanë përfituar pasi kanë pasur probleme me dokumentacionin. Gjatë kësaj periudhe në një takim me kryeministrin ngritëm pyetjen se çfarë do ndodhë pas maji. Qershori dhe korriku nuk pati vijimësi, operatorët nuk janë subvencionuar për çmimin e karburantit, pas një sërë kërkesash për vijueshmërinë qeveria miratoi një 3 mujor tjetër nga gushti dhe tetor. E ngremë sërish këtë pikëpyetje. Operatorët duhet të jenë në tryezë me qeverinë që të kemi një gjuhë të përbashkët që dhe operatorëve mos t’u krijohet një gropë e përbashkët.
Prandaj kërkesat tona janë të vazhdueshme, duhet të merren masa për një periudhë afatgjatë, nuk mund të shihet në periudhë afatshkurtër, nuk mund t’i themi punonjësve që këto 3 muaj do ju paguajmë dhe muajt në vazhdim do shohim mbështetjen. Balluku u shpreh se ky fond nuk është ezauruar dhe mund ta rishikojnë, nëse nuk është ezauruar atëherë të ketë vijueshmërinë e saj.
Ky sektor ka 10 mijë punonjës dhe ka mungesë 2 mijë veta staf që janë larguar nga vendi. Paga, mënyra e jetesës ka përmirësim dhe e gjëjnë veten më ngrohtë. Largohen për pagën e kanë të papërballueshme jetën këtu. Operatorët kanë marrë një risk duke parë pjesën e pagës. Dita ditës janë largimit, apo kërkesave për largim për arsye të kushteve që jetojnë këtu, ne nuk e parandalojnë. që parët që preken janë stafet dhe pagat e tyre.
Çmimi i biletës nuk vendoset nga operatorët, kemi kërkuar lehtësimet fiskale, si heqja e akcizës së karburantit dhe heqja e taksës së qarkullimit. Ne i kemi kërkuar këto në mënyrë që të mos propozohet rritja e çmimit të biletës. Kemi kërkuar që sektori të subvencionet për humbjen që ka për të mos e lëvizur shërbimit, qofte edhe me subvencionin. Veliaj në tetor premtoi subvencionim që ky shërbim të vazhdojë e të mos ketë probleme, bashke me rinovimin e flotës por sot pas një viti jemi në atë fazë që kemi qenë.



