
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi raportimet se KiE mund të ndryshojë raportin e Dick Marty-t, duke hartuar një të ri.
Bajqinovci tha që Kosova kërkon nga Shqipëria ta ndihmojë në Këshillin e Evropës dhe mekanizma të tjera ndërkombëtare.
Nuk duhet të përzihemi në akuzat e brendshme pozitë-opozitë (PS-PD). Është për t’u përshëndetur çdo gjë në funksion të kauzës së UÇK. Përmes Dick Marty-t është bërë raporti që na ka dëmtuar shumë. Kryeprokurori ka thënë se është rrenë e kulluar. Këto akuza morbide, koha po tregon që nuk ka asgjë”.
Vizita e z.Meta është një vizitë lamtumire nëpër institucionet shtetërore. Mendoj që çdo herë ka vend për punë më të madhe. Kërkojmë që Shqipëria të na ndihmojë në Këshillin e Evropës dhe mekanizma të tjerë. Deri më tani kemi ecur mirë, por duhen edhe veprime të tjera. Shteti shqiptar të na ndihmojë të jemi pjesë e mekanizmave ndërkombëtare”.
Sa i takon deklaratave të Presidentes Osmani se do të shikohet nëse Specialja po respekton të drejtat e të akuzuarve, deputeti tha:
Presidentja dhe z.Konjufca e kanë shprehur se duhet të punohet sa më shumë që të shikohet a ka shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo gjykatë s’ka llogaridhënie askund, juridikisht është e Kosovës por praktikisht asgjëje s'i vjen era Kosovë aty. Institucionet po bëjnë gjithçka në kompetenca. Edhe gjykatën e Kushtetuese e kanë të vetën, e kemi shumë të pamundur të ndikojmë.
Duke u ndalur te çështja e vizave, Bajqinovci u shpreh:
Për vizat mbi 97 kritere janë plotësuar. Kosova është një prej shteteve me më pak korrupsion në Ballkan. Ende është e pashpjegueshme se si populli i Kosovës është ende i izoluar nga BE”.



