Pedagogu në Institutin e Studimeve Europiane dhe teologu Ermir Gjinishi tha në emisionin "Zonë e Lirë" se Netanjahu dhe Izraeli i ka humbur të gjitha konfliktet, pasi nuk i ka arritur qëllimet e tij në asnjërin prej konfliktet. Sipas Gjinishit kjo është arsyeja pse Izraeli nuk u përmbahet marrëveshjeve të armëpushimit, dhe rifillon konflikte.
“Kishin marrëveshje armëpushimi me Libanin dhe Izraeli e ka thyer për të disatën herë. Pse mundohet t’i mbajë konfliktet hapur Izraeli? Ka disa arsye. Bibi i ka humbur të gjitha konfliktet, në çfarë kuptimi? Luftrat s’fitohen me numrin e viktimave, por kur realizon synimet që ke shpallur. Bibi shpalli që do shkatërroi Hamasin, ka vrarë liderë, Hamasi Lufton sërish. Ka pasur shtim të intensitetit të aksioneve nga Hamasi. Hezbollahut i bëri goditjen më spektakolare, por në fund fare s’e ka fituar luftën. Lufta fitohet kur njëra palë dorëzohet, ose kur ke arritur synimet e tua. E njëjta gjë me Iranin. Dështoi edhe nga Irani. Janë të gjitha konflikte të hapura. Fakti që e prish paqen dhe rifillon luftën do të thotë që s’i ke arritur qëllimet. Të gjithë ushtarët që luftojnë sot kanë edhe stemën e Izraelit të madh! Ai njeri është i bindur bashkë me ekstremin e djathtë, ka shpallur projektin e tij. Izraeli është i kërcënuar nga vet Izraeli, sepse ka krijuar një shoqëri të ndarë dhe ka shumë fraksione të brendshme. Në momentin që mbyllen konfliktet Izraelit do merret me veten e tyre. Bibi është nëpër gjykata dhe sapo vendoset armëpushimi, fillon sërish”.



