Kadia-zv.ministër, Nano: Rama duhet të shohë te “lagjja” e vet, PS ka plot të aftë

Kadia-zv.ministër, Nano: Rama duhet të shohë te “lagjja” e vet, PS ka plot të aftë

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano nuk është i çuditur nga emërimi i Besart Kadisë, dikur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në postin e zëvendësministrit të Financave. Në një intervistë për TvT, Nano tha senjë strategji e tillë, e ndjekur edhe më parë nga Rama, ka për qëllim të përcjellë mesazhin se zgjedh ekspertët dhe nuk sheh përkatësinë politike.   

Rama ka një lloj tendencë për të marrë me të mirë disa intelektualë dhe ekspertë të krahut tjetër sepse kërkon të përcjellë mesazhin që nuk vë re targat politike. Ai duhet të shohë njëherë te lagjja e vet, sepse edhe brenda PS ka njerëz shumë të aftë. Nuk jam dakord me ledhatimin dhe marrjen me të mirë të njerëzve që i përkasin krahut tjetër”, tha ai.

Nano tha se kthesa i takon vetë zv.ministrit të ri të Financave.

Unë jam i çuditur nga zgjedhja që ka bërë personi në fjalë. Ai e ka konsideruar veten vazhdimisht të djathtë dhe tani e shohim të rreshtuar me një parti të majtë. Kthesa e fortë nuk i takon as Ramës, as opozitës, por vetë individit”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy