Pas divorcit, Angelina Jolie planifikon të nisë një jetë të re në Europë

Pas divorcit, Angelina Jolie planifikon të nisë një jetë të re në Europë

Pas divorcit nga aktori Brad Pitt, Angelina Jolie po planifikon një ndryshim të madh në jetën e saj.

Aktorja e njohur e Hollivudit u nda pak muaj më parë nga bashkëshorti, me të cilin ka gjashtë fëmijë. Sipas amerikanes “TMZ”, Angelina ka ndërmend të zhvendoset në Londër për t’iu përkushtuar një pune të rëndësishme në Kombet e Bashkuara.

TMZ raporton se Angelina planifikon të zhvendoset në Britani së bashku me gjashtë fëmijët e saj, çka shpjegon edhe arsyen pse ajo po lufton ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.

Burime pranë çiftit kanë thënë se problemet mes dy partnerëve kanë nisur një vit më parë dhe Angelina gjatë muajve të fundit ka kërkuar një mundësi për t’i dhënë fund martesës për të ndjekur karrierën në Londër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy